Krijoni dhe menaxhoni menu dixhitale

Krijoni një menu dixhitale për restorantin ose barin tuaj.

Platformë unike në treg, që e ndryshon mënyrën si punoni!

Merrni porosi online kudo që ju gjejnë klientët

Menuja juaj nuk është vetëm për tavolinat. Vendosni lidhjen e saj kudo që jeni online: në Instagram, TikTok, Facebook, YouTube, WhatsApp, Google Maps ose në faqen tuaj. Klientët porosisin nga telefoni, zgjedhin orën kur vijnë ta marrin dhe ju e keni gati, pa radhë dhe pa telefonata.

  1. 1
    Vendosni lidhjenNë bio të Instagramit e TikTok-ut, në Facebook, YouTube, WhatsApp, Google Maps, faqen tuaj ose kudo tjetër.
  2. 2
    Klienti porositZgjedh: në lokal, me vete ose me dorëzim, dhe orën kur vjen ta marrë.
  3. 3
    Ju e përgatitniPorosia vjen te Porositë live me njoftim me zë. E pranoni dhe e keni gati në kohë.

Me vete, pa pritur

Klientët porosisin rrugës dhe e marrin gati në orën që zgjodhën.

Qendra biznesi dhe zyra

Punonjësit e bizneseve përreth porosisin drekën online dhe e marrin në pushim, pa humbur kohë në radhë.

Dorëzim në adresë

Pranoni porosi me adresën e klientit dhe dërgojini vetë, me çmimin tuaj të dorëzimit.

Në tavolinë me QR

Në lokal skanojnë kodin, porosisin nga telefoni ose thërrasin kamarierin me një prekje.

Platforma më e plotë për menu dixhitale me QR

Ka platforma ku mund të krijoni kod QR, por jo menu. Ka platforma ku mund të krijoni menu, por jo ta menaxhoni dhe ta dizajnoni kodin tuaj QR.

Një vend për gjithçka që ju nevojitet.

Krijoni menu dixhitale

Krijoni menu dixhitale

Krijoni menunë tuaj direkt në platformën tonë dhe përditësojeni kur të doni. Lehtë dhe thjesht.

  • Ndryshime në kohë reale
  • Organizim sipas kategorive
  • Shtesa dhe variante për artikujt
Provojeni
Krijoni kodin QR

Krijoni kodin QR

10 stile të kodit QR, ngjyra pa kufi dhe logoja në mes. Shkarkojeni në PNG, JPG, SVG ose PDF, ose printoni një kartë për çdo tavolinë.

  • Dizajne të bukura QR
  • Zgjidhni ngjyrën e kodit QR
  • Shabllone për printim, gati për shkarkim
Dizajnoni kodin QR
Pa aplikacion

Pa aplikacion

Klientët tuaj e hapin menunë thjesht me kamerën e telefonit.

  • Funksionon në çdo telefon
  • Menu online shumë e shpejtë
  • Statistika të vizitave
Nga celulari
Porosi në lokal dhe online

Porosi në lokal dhe online

Klientët porosisin nga tavolina, me vete ose me dorëzim, direkt nga telefoni.

  • Njoftime me zë në kohë reale
  • Me vete me orë marrjeje
  • Opsione, variante dhe shtesa të pakufizuara
Provojeni
Rezervime tavolinash

Rezervime tavolinash

Klientët rezervojnë tavolinë direkt nga menuja, ju i konfirmoni me një klik.

  • Butoni "Rezervo tavolinë" në menu
  • Njoftim për çdo rezervim të ri
  • Thirrje ose WhatsApp me një prekje
Provojeni
Regjistri i klientëve

Regjistri i klientëve

Klientët tuaj mund të regjistrohen për të parë porositë e tyre, ndërsa ju i verifikoni ato për porositë e ardhshme.

  • Klientët mund të regjistrohen vetë
  • Menaxhoni vetë vizitat
  • Eksportim dhe raporte të avancuara
Mos humb kohë

Postime për rrjete sociale, me 2 klika

Nuk ke nevojë për dizajner. Zgjidh produktin që do dhe shtyp Shkarko: postimi del gati, me foton e pjatës, çmimin, logon dhe ngjyrat e lokalit tënd, në madhësinë e saktë që kërkon çdo rrjet social, dhe me tekstin e postimit të shkruar. Dy klikime dhe e poston.

  • Instagram 1080 × 1080
  • Instagram 4:5 1080 × 1350
  • Story IG / FB 1080 × 1920
  • Facebook 1200 × 630
  • X 1600 × 900
  • Dizajne të nivelit të lartëSi punë agjencie: shkrime të pastra, foto të vërteta të pjatave tua, ngjyrat e lokalit.
  • Madhësia e saktë për çdo rrjetInstagram, Story, Facebook dhe X, secili në madhësinë që kërkon: asgjë nuk pritet.
  • Teksti i postimit gatiPërshkrimi vjen i shkruar, me emoji, çmimin dhe kontaktin: e kopjon dhe poston.
  • Dy klikime, pa dizajnerZgjidh pjatën, shtyp Shkarko. Pa program për të mësuar, pa pritur askënd.
Faqja Dizajne në panelin e shiko.menu: llojet e postimeve (ushqim dhe pije, sot dhe oferta, lokali, orari dhe kontakti, shkruaj vetë, festat), pesë formatet me Facebook të zgjedhur, stilet dhe dy dizajne gati, secili me butona për të ndërruar me një klik foton, fjalët, ngjyrat, teksturën, fontin dhe vendin e logos, për të ngarkuar foton tënde ose për të shkruar tekstin tënd, dhe me butonin Shkarko 1 Zgjidh formatin 2 Shkarko Ndryshoje me një klik
I njëjti postim si story në Instagram ose Facebook, 1080 × 1920: „Shije që mbahet mend“, Tavë kosi, €6.50, me logon dhe numrin e telefonit të restorantit
StoryIG / FB 1080 × 1920
I njëjti postim për Instagram, 1080 × 1080
Instagram 1080 × 1080
I njëjti postim për Facebook, 1200 × 630
Facebook 1200 × 630
I njëjti postim, në çdo madhësi
  1. Postim për ofertë: qofte shtëpie me etiketën „-17%“, çmimi i ri dhe çmimi i vjetër i prerë
    Oferta
    Urim për Vitin e Ri me fishekzjarrë dhe logon e restorantit
    Festat
    Orari i javës, me ditën e sotme të theksuar dhe një foto pjate
    Orari
    Zgjidh dizajninPër pjatat dhe pijet, ofertat, lokalin, orarin dhe festat, me logon dhe ngjyrat e lokalit tënd.
  2. Ndryshoje me një klikFaqosje tjetër, pjatë tjetër, fjalë të tjera, ngjyra, tekstura, fonte, korniza, vendi i logos dhe pamja e kontaktit. Shkruaj tekstin tënd ose ngarko foton tënde. Teksti i postimit vjen gati për ta kopjuar.
  3. Shkarko dhe postoNjë PNG ose JPG në madhësinë që zgjodhe, ose të 5 formatet në një ZIP. Kopjo tekstin e postimit dhe posto: gjithçka është gati.
  • Bazë (falas)10 dizajne në muaj, me shenjën e vogël „Dizajnuar me shiko.menu“
  • I avancuar (25 €/muaj)30 dizajne në ditë, vetëm logoja e lokalit tënd
  • Profesional (50 €/muaj)Pa limit, plus dizajnet për festa

Dizajnet për festa (Profesional): Viti i Ri, Shën Valentini, 17 Shkurti, 8 Marsi, Dita e Verës, Pashkët, Bajrami, 28 Nëntori, Krishtlindjet.

Menuja juaj në televizor, e gjallë

Lidheni televizorin e lokalit me një link dhe produktet tuaja dalin vetë: me foto, çmime dhe QR kod, në pamje premium që lëvizin. Ndryshoni një çmim në panel dhe televizori ndryshon vetë, pa e prekur.

  1. 1
    Zgjidhni pamjenKatër pamje, tekstura, shkrime dhe ngjyrën e lokalit tuaj. E shihni menjëherë në parapamje.
  2. 2
    Hapni linkun në televizorSmart TV, TV Stick ose laptop me HDMI: pa aplikacion dhe pa instalim.
  3. 3
    Lëreni të punojëProduktet, fotot, videot dhe ofertat ndërrohen vetë, ditë e natë.

Paketa Bazë: 1 TV dhe 3 foto tuajat. I avancuar: deri në 3 TV, me video. Profesional: deri në 10 TV.

Demo TV MENU

Si duket në lokalin tënd

Tre ose katër televizorë njëri pranë tjetrit, secili me kategorinë e vet: një menu e madhe në mur, vertikal ose horizontal.

Disa televizorë

Secili me pamjen dhe produktet e veta: p.sh. në njërin picat, në tjetrin pijet.

Kategori ose ekran fiks

Të gjitha picat në një ekran, ose një ekran që nuk ndërrohet, ku produktet marrin jetë një nga një.

Fotot, videot dhe dizajnet tuaja

Ngarkoni reklamat tuaja ose dërgoni një dizajn nga Dizajne me një klik, «Në TV».

WiFi dhe QR për klientët

Fjalëkalimi i WiFi-t dhe QR kodi i menusë qëndrojnë në ekran: klientët porosisin nga telefoni.

Çmimet

Filloni falas dhe pa afat. Kur ju duhen më shumë artikuj, porosi dhe veçori, kaloni në një paketë me pagesë në çdo kohë.

Çdo lokal i ri fillon me një muaj Profesional, dhuratë. Pastaj vazhdon falas me Bazë, po s'zgjodhe paketë tjetër.

Bazë

Nëse keni një restorant ose bar të vogël, ose ju duhet vetëm menuja, ky plan është ideal për ju.

Falas
Pa afat
Filloni falas
  • 10 dizajne në muaj për rrjete sociale
  • Ekrani TV: 1 televizor
  • Kod QR për menunë
  • Krijimi i menusë
  • 100 porosi në muaj
  • 20 artikuj në menu
  • Mbështetje

I avancuar

Për restorante dhe bare më të mëdha. Ofroni një menu të plotë.

€25/muaj
Faturohet €300 në vit
Bashkohu tani
  • 30 dizajne në ditë për rrjete sociale, me logon tënde
  • Ekrani TV: deri në 3 televizorë, me video
  • POS për banakun dhe ekrani i porosive (Po përgatitet / Gati)
  • Qasje e plotë në gjeneruesin e kodit QR
  • Krijimi i menusë
  • Shikime të pakufizuara
  • Artikuj të pakufizuar në menu
  • 1000 porosi në muaj
  • Mbështetje
Më e plota

Profesional

Pranoni porosi direkt nga telefoni i klientëve tuaj.

€50/muaj
Faturohet €600 në vit Muaji i parë dhuratë për lokalet e reja
Bashkohu tani
  • Rezervime online të tavolinave
  • Dizajne pa limit për rrjete sociale + dizajne për festa
  • Ekrani TV: deri në 10 televizorë, me video
  • POS për banakun dhe ekrani i porosive (Po përgatitet / Gati)
  • Pranim porosish
  • Menaxhim i porosive
  • Qasje e plotë në gjeneruesin e kodit QR
  • Krijimi i menusë
  • Shikime të pakufizuara
  • Artikuj të pakufizuar në menu
  • Porosi të pakufizuara
  • Domen i personalizuar
  • Mbështetje e dedikuar
Sushi To Go

Sushi To Go

Sushi i freskët, pasta dhe antipasta të shijshme – gati për t’u marrë me vete!

Shiko Menu

Shiko Menu

Shembull i menusë me kod QR nga Shiko Menu

Shikoni një menu demo

Skanoni kodin QR me kamerën e telefonit ose hapeni menunë demo direkt këtu: kategori, foto, çmime dhe shporta, ashtu siç i shohin klientët tuaj.

Shikoni një menu demo – QR

Pyetje të shpeshta për menunë dixhitale

Gjithçka që duhet të dini për menunë dixhitale me QR kod (menu digjitale ose menu online) për lokalin tuaj.

Çfarë është menuja dixhitale (QR menu)?

Menuja dixhitale, e njohur edhe si menu digjitale, menu online ose QR menu, është menuja e lokalit tuaj në internet. Klientët skanojnë kodin QR në tavolinë me kamerën e telefonit dhe e shohin menunë menjëherë, me foto, përshkrime dhe çmime, pa shkarkuar asnjë aplikacion.

Si krijoj menu dixhitale me shiko.menu?

Regjistrohuni falas, shtoni kategoritë dhe artikujt me foto e çmime, pastaj vendosni kodin QR në tavolina dhe linkun e menusë në Instagram, TikTok, Facebook ose WhatsApp. Gjithçka zgjat vetëm pak minuta dhe nuk ju duhen njohuri teknike.

Sa kushton menuja dixhitale me QR kod?

Paketa Bazë është falas, pa afat. Paketat me pagesë kushtojnë 25 € në muaj (300 € në vit) dhe 50 € në muaj (600 € në vit), me më shumë artikuj, porosi dhe veçori. Të gjitha detajet i gjeni te seksioni Çmimet.

A duhet të shkarkojnë klientët ndonjë aplikacion?

Jo. Menuja online hapet direkt në shfletuesin e telefonit, në iPhone dhe Android, sapo skanohet kodi QR ose hapet linku i menusë.

A mund ta ndryshoj menunë dhe çmimet kur të dua?

Po. Çdo ndryshim në çmime, artikuj ose foto shfaqet menjëherë te klientët, pa printuar menu të reja. Artikujt që kanë mbaruar mund t'i fshehni me një klik.

A mund të marr porosi nga tavolina përmes menusë?

Po. Klientët porosisin nga telefoni ose thërrasin kamarierin, ndërsa ju i shihni porositë live në panel me njoftim me zë. I pranoni, i shënoni kur janë gati dhe klienti e ndjek statusin e porosisë në telefonin e tij.

A mund të porosisin klientët online nga Instagram, TikTok ose Facebook?

Po. Vendosni lidhjen e menusë suaj kudo që jeni online: në bio të Instagramit dhe TikTok-ut, në Facebook, YouTube, WhatsApp, Google Maps ose në faqen tuaj të internetit. Klientët porosisin nga telefoni, zgjedhin nëse e hanë në lokal, e marrin me vete apo e duan me dorëzim, dhe caktojnë orën e marrjes. Porosia ju vjen menjëherë te Porositë live me njoftim me zë. Është ideale edhe për qendra biznesi, ku punonjësit porosisin drekën online dhe e marrin gati.

Për cilat lokale është menuja dixhitale?

Për restorante, bare, kafiteri, piceri, fast food, hotele, klube dhe çdo lokal në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e më gjerë. Menuja me QR kod funksionon njësoj mirë për lokale të vogla dhe për zinxhirë me disa pika.