Krijoni dhe menaxhoni menu dixhitale
Krijoni një menu dixhitale për restorantin ose barin tuaj.
Platformë unike në treg, që e ndryshon mënyrën si punoni!
Merrni porosi online kudo që ju gjejnë klientët
Menuja juaj nuk është vetëm për tavolinat. Vendosni lidhjen e saj kudo që jeni online: në Instagram, TikTok, Facebook, YouTube, WhatsApp, Google Maps ose në faqen tuaj. Klientët porosisin nga telefoni, zgjedhin orën kur vijnë ta marrin dhe ju e keni gati, pa radhë dhe pa telefonata.
- 1Vendosni lidhjenNë bio të Instagramit e TikTok-ut, në Facebook, YouTube, WhatsApp, Google Maps, faqen tuaj ose kudo tjetër.
- 2Klienti porositZgjedh: në lokal, me vete ose me dorëzim, dhe orën kur vjen ta marrë.
- 3Ju e përgatitniPorosia vjen te Porositë live me njoftim me zë. E pranoni dhe e keni gati në kohë.
Me vete, pa pritur
Klientët porosisin rrugës dhe e marrin gati në orën që zgjodhën.
Qendra biznesi dhe zyra
Punonjësit e bizneseve përreth porosisin drekën online dhe e marrin në pushim, pa humbur kohë në radhë.
Dorëzim në adresë
Pranoni porosi me adresën e klientit dhe dërgojini vetë, me çmimin tuaj të dorëzimit.
Në tavolinë me QR
Në lokal skanojnë kodin, porosisin nga telefoni ose thërrasin kamarierin me një prekje.
Platforma më e plotë për menu dixhitale me QR
Ka platforma ku mund të krijoni kod QR, por jo menu. Ka platforma ku mund të krijoni menu, por jo ta menaxhoni dhe ta dizajnoni kodin tuaj QR.
Një vend për gjithçka që ju nevojitet.
Krijoni menu dixhitale
Krijoni menunë tuaj direkt në platformën tonë dhe përditësojeni kur të doni. Lehtë dhe thjesht.
-
Ndryshime në kohë reale
-
Organizim sipas kategorive
-
Shtesa dhe variante për artikujt
Krijoni kodin QR
10 stile të kodit QR, ngjyra pa kufi dhe logoja në mes. Shkarkojeni në PNG, JPG, SVG ose PDF, ose printoni një kartë për çdo tavolinë.
-
Dizajne të bukura QR
-
Zgjidhni ngjyrën e kodit QR
-
Shabllone për printim, gati për shkarkim
Pa aplikacion
Klientët tuaj e hapin menunë thjesht me kamerën e telefonit.
-
Funksionon në çdo telefon
-
Menu online shumë e shpejtë
-
Statistika të vizitave
Porosi në lokal dhe online
Klientët porosisin nga tavolina, me vete ose me dorëzim, direkt nga telefoni.
-
Njoftime me zë në kohë reale
-
Me vete me orë marrjeje
-
Opsione, variante dhe shtesa të pakufizuara
Rezervime tavolinash
Klientët rezervojnë tavolinë direkt nga menuja, ju i konfirmoni me një klik.
-
Butoni "Rezervo tavolinë" në menu
-
Njoftim për çdo rezervim të ri
-
Thirrje ose WhatsApp me një prekje
Regjistri i klientëve
Klientët tuaj mund të regjistrohen për të parë porositë e tyre, ndërsa ju i verifikoni ato për porositë e ardhshme.
-
Klientët mund të regjistrohen vetë
-
Menaxhoni vetë vizitat
-
Eksportim dhe raporte të avancuara
Postime për rrjete sociale, me 2 klika
Nuk ke nevojë për dizajner. Zgjidh produktin që do dhe shtyp Shkarko: postimi del gati, me foton e pjatës, çmimin, logon dhe ngjyrat e lokalit tënd, në madhësinë e saktë që kërkon çdo rrjet social, dhe me tekstin e postimit të shkruar. Dy klikime dhe e poston.
- Instagram 1080 × 1080
- Instagram 4:5 1080 × 1350
- Story IG / FB 1080 × 1920
- Facebook 1200 × 630
- X 1600 × 900
- Dizajne të nivelit të lartëSi punë agjencie: shkrime të pastra, foto të vërteta të pjatave tua, ngjyrat e lokalit.
- Madhësia e saktë për çdo rrjetInstagram, Story, Facebook dhe X, secili në madhësinë që kërkon: asgjë nuk pritet.
- Teksti i postimit gatiPërshkrimi vjen i shkruar, me emoji, çmimin dhe kontaktin: e kopjon dhe poston.
- Dy klikime, pa dizajnerZgjidh pjatën, shtyp Shkarko. Pa program për të mësuar, pa pritur askënd.
1 Zgjidh formatin
2 Shkarko
Ndryshoje me një klik
-
Oferta
Festat
Orari Zgjidh dizajninPër pjatat dhe pijet, ofertat, lokalin, orarin dhe festat, me logon dhe ngjyrat e lokalit tënd. -
Ndryshoje me një klikFaqosje tjetër, pjatë tjetër, fjalë të tjera, ngjyra, tekstura, fonte, korniza, vendi i logos dhe pamja e kontaktit. Shkruaj tekstin tënd ose ngarko foton tënde. Teksti i postimit vjen gati për ta kopjuar.
-
Shkarko dhe postoNjë PNG ose JPG në madhësinë që zgjodhe, ose të 5 formatet në një ZIP. Kopjo tekstin e postimit dhe posto: gjithçka është gati.
- Bazë (falas)10 dizajne në muaj, me shenjën e vogël „Dizajnuar me shiko.menu“
- I avancuar (25 €/muaj)30 dizajne në ditë, vetëm logoja e lokalit tënd
- Profesional (50 €/muaj)Pa limit, plus dizajnet për festa
Dizajnet për festa (Profesional): Viti i Ri, Shën Valentini, 17 Shkurti, 8 Marsi, Dita e Verës, Pashkët, Bajrami, 28 Nëntori, Krishtlindjet.
Menuja juaj në televizor, e gjallë
Lidheni televizorin e lokalit me një link dhe produktet tuaja dalin vetë: me foto, çmime dhe QR kod, në pamje premium që lëvizin. Ndryshoni një çmim në panel dhe televizori ndryshon vetë, pa e prekur.
- 1Zgjidhni pamjenKatër pamje, tekstura, shkrime dhe ngjyrën e lokalit tuaj. E shihni menjëherë në parapamje.
- 2Hapni linkun në televizorSmart TV, TV Stick ose laptop me HDMI: pa aplikacion dhe pa instalim.
- 3Lëreni të punojëProduktet, fotot, videot dhe ofertat ndërrohen vetë, ditë e natë.
Paketa Bazë: 1 TV dhe 3 foto tuajat. I avancuar: deri në 3 TV, me video. Profesional: deri në 10 TV.
Si duket në lokalin tënd
Tre ose katër televizorë njëri pranë tjetrit, secili me kategorinë e vet: një menu e madhe në mur, vertikal ose horizontal.
Disa televizorë
Secili me pamjen dhe produktet e veta: p.sh. në njërin picat, në tjetrin pijet.
Kategori ose ekran fiks
Të gjitha picat në një ekran, ose një ekran që nuk ndërrohet, ku produktet marrin jetë një nga një.
Fotot, videot dhe dizajnet tuaja
Ngarkoni reklamat tuaja ose dërgoni një dizajn nga Dizajne me një klik, «Në TV».
WiFi dhe QR për klientët
Fjalëkalimi i WiFi-t dhe QR kodi i menusë qëndrojnë në ekran: klientët porosisin nga telefoni.
Çmimet
Filloni falas dhe pa afat. Kur ju duhen më shumë artikuj, porosi dhe veçori, kaloni në një paketë me pagesë në çdo kohë.
Bazë
Nëse keni një restorant ose bar të vogël, ose ju duhet vetëm menuja, ky plan është ideal për ju.
- 10 dizajne në muaj për rrjete sociale
- Ekrani TV: 1 televizor
- Kod QR për menunë
- Krijimi i menusë
- 100 porosi në muaj
- 20 artikuj në menu
- Mbështetje
I avancuar
Për restorante dhe bare më të mëdha. Ofroni një menu të plotë.
- 30 dizajne në ditë për rrjete sociale, me logon tënde
- Ekrani TV: deri në 3 televizorë, me video
- POS për banakun dhe ekrani i porosive (Po përgatitet / Gati)
- Qasje e plotë në gjeneruesin e kodit QR
- Krijimi i menusë
- Shikime të pakufizuara
- Artikuj të pakufizuar në menu
- 1000 porosi në muaj
- Mbështetje
Profesional
Pranoni porosi direkt nga telefoni i klientëve tuaj.
- Rezervime online të tavolinave
- Dizajne pa limit për rrjete sociale + dizajne për festa
- Ekrani TV: deri në 10 televizorë, me video
- POS për banakun dhe ekrani i porosive (Po përgatitet / Gati)
- Pranim porosish
- Menaxhim i porosive
- Qasje e plotë në gjeneruesin e kodit QR
- Krijimi i menusë
- Shikime të pakufizuara
- Artikuj të pakufizuar në menu
- Porosi të pakufizuara
- Domen i personalizuar
- Mbështetje e dedikuar
Shikoni një menu demo
Skanoni kodin QR me kamerën e telefonit ose hapeni menunë demo direkt këtu: kategori, foto, çmime dhe shporta, ashtu siç i shohin klientët tuaj.
Pyetje të shpeshta për menunë dixhitale
Gjithçka që duhet të dini për menunë dixhitale me QR kod (menu digjitale ose menu online) për lokalin tuaj.
Çfarë është menuja dixhitale (QR menu)?
Menuja dixhitale, e njohur edhe si menu digjitale, menu online ose QR menu, është menuja e lokalit tuaj në internet. Klientët skanojnë kodin QR në tavolinë me kamerën e telefonit dhe e shohin menunë menjëherë, me foto, përshkrime dhe çmime, pa shkarkuar asnjë aplikacion.
Si krijoj menu dixhitale me shiko.menu?
Regjistrohuni falas, shtoni kategoritë dhe artikujt me foto e çmime, pastaj vendosni kodin QR në tavolina dhe linkun e menusë në Instagram, TikTok, Facebook ose WhatsApp. Gjithçka zgjat vetëm pak minuta dhe nuk ju duhen njohuri teknike.
Sa kushton menuja dixhitale me QR kod?
Paketa Bazë është falas, pa afat. Paketat me pagesë kushtojnë 25 € në muaj (300 € në vit) dhe 50 € në muaj (600 € në vit), me më shumë artikuj, porosi dhe veçori. Të gjitha detajet i gjeni te seksioni Çmimet.
A duhet të shkarkojnë klientët ndonjë aplikacion?
Jo. Menuja online hapet direkt në shfletuesin e telefonit, në iPhone dhe Android, sapo skanohet kodi QR ose hapet linku i menusë.
A mund ta ndryshoj menunë dhe çmimet kur të dua?
Po. Çdo ndryshim në çmime, artikuj ose foto shfaqet menjëherë te klientët, pa printuar menu të reja. Artikujt që kanë mbaruar mund t'i fshehni me një klik.
A mund të marr porosi nga tavolina përmes menusë?
Po. Klientët porosisin nga telefoni ose thërrasin kamarierin, ndërsa ju i shihni porositë live në panel me njoftim me zë. I pranoni, i shënoni kur janë gati dhe klienti e ndjek statusin e porosisë në telefonin e tij.
A mund të porosisin klientët online nga Instagram, TikTok ose Facebook?
Po. Vendosni lidhjen e menusë suaj kudo që jeni online: në bio të Instagramit dhe TikTok-ut, në Facebook, YouTube, WhatsApp, Google Maps ose në faqen tuaj të internetit. Klientët porosisin nga telefoni, zgjedhin nëse e hanë në lokal, e marrin me vete apo e duan me dorëzim, dhe caktojnë orën e marrjes. Porosia ju vjen menjëherë te Porositë live me njoftim me zë. Është ideale edhe për qendra biznesi, ku punonjësit porosisin drekën online dhe e marrin gati.
Për cilat lokale është menuja dixhitale?
Për restorante, bare, kafiteri, piceri, fast food, hotele, klube dhe çdo lokal në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e më gjerë. Menuja me QR kod funksionon njësoj mirë për lokale të vogla dhe për zinxhirë me disa pika.
Më shumë se menu: shiko.menu për të gjithë
Klientët gjejnë ku të hanë, çka të gatuajnë dhe çka të pinë. Restorantet me menu në shiko.menu janë pjesë e udhërrëfyesit.
Restorantet më të mira në Kosovë
396 vende në 29 qytete, me foto, orar dhe hartë.
Shiko restorantet →
Receta shqip, hap pas hapi
160 receta me foto, plani javor dhe "Çka të gatuaj me atë që kam?".
Shiko recetat →
Kokteje dhe pije
Kokteje klasike dhe pa alkool, limonada, smoothie dhe pije të ngrohta.
Shiko koktejet →

