Kushtet e porosisë

Përditësuar së fundi: 22 nëntor 2026

Këto janë kushtet për mysafirët që porosisin ose rezervojnë te një lokal përmes shiko.menu. Janë të shkurtra: ju lutemi lexojini para se ta dërgoni porosinë.

1. Kush është kush

Menuja që po shihni është e lokalit. shiko.menu është platforma që e shfaq menunë dhe ia përcjell lokalit porosinë ose rezervimin tuaj. Ushqimin e përgatit, e shet dhe e dorëzon lokali, jo ne.

2. Menuja dhe çmimet

Artikujt, çmimet, fotot, përshkrimet dhe orarin i vendos lokali, dhe ai përgjigjet për saktësinë e tyre. Fotot janë ilustruese. Nëse keni alergji ose kërkesa të veçanta ushqimore, pyeteni lokalin para se të porosisni.

3. Porosia

  • Porosia juaj është marrëveshje ndërmjet jush dhe lokalit. Ajo është e pranuar kur e pranon lokali; gjendjen e saj e shihni në telefon.
  • Lokali mund ta refuzojë një porosi, për shembull kur një artikull ka mbaruar, kur është jashtë orarit ose jashtë zonës së dorëzimit.
  • Pagesa i bëhet lokalit, sipas mënyrave që i ofron në faqen e porosisë. Çmimin e dorëzimit e cakton lokali.
  • Dorëzimin e bën lokali; kohët e marrjes dhe të dorëzimit janë të përafërta.
  • Për ndryshime, anulime, ankesa ose kthim parash drejtohuni te lokali.

4. Rezervimet dhe thirrja e kamarierit

Kërkesa për rezervim vlen kur e konfirmon lokali, i cili mund t'ju kontaktojë në telefonin që keni lënë. Nëse nuk mund të vini, ju lutemi lajmërojeni lokalin. Butoni „Thirr kamarierin“ i dërgon lokalit një njoftim.

5. Kush mund të porosisë

Porosi dhe rezervime mund të bëjë çdo mysafir; për të miturit përgjigjen prindërit ose kujdestarët e tyre. Pijet alkoolike u shërbehen vetëm personave që kanë mbushur 18 vjeç, dhe lokali mund të kërkojë dokument identifikimi. Ju lutemi mos bëni porosi ose rezervime të rreme.

6. Të dhënat tuaja

Emri, telefoni, adresa dhe shënimet që i jepni i kalojnë lokalit, që ta kryejë porosinë ose rezervimin. Më shumë gjeni te Politika e privatësisë.

7. Përgjegjësia

shiko.menu është ndërmjetës teknik. Ne nuk përgjigjemi për cilësinë e ushqimit dhe të pijeve, për çmimet, vonesat ose anulimet, as për mosmarrëveshjet ndërmjet jush dhe lokalit. Kjo nuk i kufizon të drejtat që ligji ua njeh si konsumator.

8. Ligji dhe kontakti

Për këto kushte vlen ligji i Republikës së Kosovës. Për porosinë tuaj drejtohuni te lokali; për pyetje rreth platformës na shkruani në [email protected]. Kushtet e plota të platformës, edhe ato për lokalet, i gjeni te Kushtet e përdorimit.

×

Shporta

{{ item.name }}

{{ item.quantity }} x {{ item.attributes.friendly_price }}

Shporta është bosh! Nëntotali: {{ totalPriceFormat }}